. Ule shikimin tënd dhe mos e lësho pa kontrollë, sepse ajo është shigjetë shumë helmuese (e Iblisit).
2. Mos kalo ndërmjet dy (grave) femrave në rrugë por merr anën e djathtë ose të majtë.
3. Martohu sa më parë ngase ai, i cili martohet e ruan shikimin e vet dhe organin e vet gjenital
4. Kërkoje femrën mumine (besimtare të vërtetë)!
5. Mus u ngut me ndarjen e martesës, ngase ajo është më e urrejtura tek Allahu xh.sh. nga të gjitha gjërat e lejuara.
6. Ua tërheq vërejtjen bashkëshortëve tuaj, vajzave dhe të afërmëve që të mos kërkojnë shkurorëzim pa arsye të fortë (reale)!
7. Mos e bën shprehi që bashkëshorten tënde ta përbetosh me shkurorëzim.
8. Përmbahu (nga zinaja-kurvëria) nëse nuk je në gjendje të martohesh, gjersa Allahu xh.sh. të mos dhurojë nga mundësitë e veta dhe të kesh mundësi të martohesh, dhe ndihmo vetën me agjërim sa më të shpeshtë!
9. Nëse të vie (të kërkojë) ai për të cilin mendon se është besimtarë dhe i bukur martoje dhe mos kërko mehr të madh!
10. Shpalle-proklamoje kurorëzimin dhe festoje ditën e martesës sipas mundësisë!
11. Mos lejo të festosh kurorëzimin, e as martesën me çka do qoftë që është e ndaluar siç është muzika dhe vallja e përbashkët e meshkujve dhe grave.
12. Bashkëshortës tënde paguaja mehrin, kryej obligimet tuaja ndaj saj dhe sillu bukur ndaj saj!
13. Njoftoje gruan tënde me rregullat dhe obligimet e martesës bashkëshortore kështu që të mundet t’i kryej në mënyrë konsekuente.
14. Mos iu “afro” bashkëshortes derisa, është në hajz ose nifas!
15. Shpjegoju grave tua rregullat fetare dhe mos i lejo të praktikojnë çkado qoftë që është e gabuar!
16. Bëhu i drejtë në vështrimin e qëndrimit te bashkëshortet tuaj dhe kurrsesi në atë drejtim mos bën padrejtësi!
17. Bleji gruas tënde dhe fëmijve atë që u është e nevojshme dhe mos u bën dorështrënguar!
18. Ruaju të mos i lësh pasdore këdo qoftë nga ata, të cilët je i obliguar t’i mbash!
19. Fëmijëve tuaj zgjedhju emra të bukur (islame).
20. Mos i jep përparësi fëmijëve mashkuj ndaj femrave!
21. Fëmijët ruaj, jepu njësoj (dhurata)
22. Rriti fëmijët e tu, e kur të rriten (7 vjet) urdhëroj që t’i kryejnë ceremonitë kryesore fetare dhe për secilin nga ata siguroje nga një shtrat të veçantë.
23. Me bashkëshorten tënde bisedo detajisht rreth mënyrës së rritjes së fëmijëve, ngase kundërshtimet tuaja ndikojnë shumë negativisht në sjelljen e tyre.
24. Martoji dhe jepi fëmijët e tu kur të bëhen madhorë!
25. Rreptësisht ruaju që të mos i ngatërrosh burrin me gruan e vet, ose dy ortakë (në punë) ose dy shokë!
26. Urdhëroi gratë tua që të mbulohen sipas dispozitave( të sheriatit), që të ruajnë dinjitetin e vet, pastërtinë dhe harmoninë e mjedisit ku jetojnë, ngase zbulimi i gruas dhe veshja e saj e parregulltë shkakton çrregullime dhe fatkeqësi në shoqëri.
27. Urdhëroji gratë tua që të mbulohen dhe të largohen nga të gjithë ata që janë mahrem, siç janë mixhallarët, dajallarrët dhe vëllai ytë (i burrit), ngase sot janë mësuar që para tyre të mos mbulohen.
28. Mos i lejo gratë tua të shkojnë te jomuslimanet për prerjen dhe qepjen e rrobave!
29. Lajmëroi gratë tua të mos dalin në rroba pa mangë ose pa to, bile as nën mantil, sepse me rastin e shtrirjes së dorës mund të shihet trupi.
30. Tërhiqni vërejtjen grave tua për mbathjen e çorapeve provokuese (najlon), ose çorapeve me ngjyra, dhe mos u lejo të mbathin përpos çorapeve të padukshme (të zeza), të cilat nuk janë të zbukuruara.
31. Lajmëroj gratë tua për veshjen e rrobave të zbukuruara, të cilat tërheqin shikimet e mashkujve!
32. Lajmëroj gratë të mos dalin në sheshe fill vetëm dhe të mos shtyhen me mashkuj dhe të mos zbulohen para shitësve, sepse Allahu xh.sh. hidhërohet në to, andaj edhe besimtari duhet të hidhërohet në të tilla.
33. Mos u lejo grave tuaja të blejnë qirinjë për varre ose tyrbe, sepse kjo është në kundërshtim me mësimin Islam.
34. Mos u lejo që t’u lënë ushqim nëpër tyrbe, sepse edhe kjo është e ndaluar.
35. Ndaloja grave tua të dalin në përcjelljen e kufomës!
36. Mësoje gruan tënde dhe vajzat tuaja të ruajnë fshehtësinë e burrave të vet!
37. Ua tërheq vërejtjen bashkëshortëve dhe vajzave tua mos t’i shqetësojnë burrat e vet me fjalë, me vepra ose me çka do tjetër.
38. Këshilloj gratë tua që të mos shoqërohen me gratë e pambuluara, ashtu që ato të mos dobësohen dhe të zbulohen, por edhe atë se vetëm lejimi i gabimit është gabim.
39. Ndaloju grave tua të prezentojnë në dasmat në të cilat bëhet muzikë, fishkëllohet dhe vallëzohet!
40. Këshilloj gratë tua të mos flasin me zë të lartë në rrugë dhe të mos qeshin!
41. Këshilloj gratë tua të mos flasin në derë me musafirë.
42. Këshilloj gratë tua të mos flasin me meshkuj, përpos nevojës dhe pas perdes, dhe të mos e zbukurojnë fjalimin e vet duke folur me ta.
43. Shpjegoju grave tua që sa më gjatë të rrinë në shtëpi, dhe se ato janë të krijuara për to dhe të mos dalin përpos me leje.
44. Mos u lejo grave tua të dalin vet në parqe dhe në pikniqe, as të shkojnë në kino, sepse atje do të mësojnë parregullsitë dhe çoroditjen e jetës"